Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë për herë të parë pas 7 vjetëve

Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë për herë të parë pas 7 vjetëve

Interi e ka arritur gjysmëfinalen e Kupës së Italisë për herë të parë pas shtatë vjetëve, pasi e mundi 2:1 Fiorentinën në çerekfinale të mërkurën.

Antonio Candreva dhe Nicolo Barella shënuan golat e fitores për skuadrën e Antonio Contes në Giuseppe Meazza, në një takim ku debutuan dy blerjet e reja të zikaltërve, Christian Eriksen dhe Victor Mosses, raporton Gazeta Express.

Në fazën gjysmëfinale, në të cilën do të zhvillohen dy takime vajtje-ardhje, Interi do të përballet me Napolin.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Candreva shënoi në portën boshe pas një topi të kthyer nga Lautaro Martinez.

Fiorentina e shukati Giuseppe Meazzan, kur Martin Caceres realizoi me kokë pas një rivënie nga këndi kur akrepat shënonin një orë lojë.

Megjithatë, një goditje fantastike me vollei nga Barella rreth 20 minuta para fundit, e ktheu epërsinë e Interit dhe i dërgoi zikaltrit në gjysmëfinale.

 

COMMENTS