Interi i bën ofertë Dani Alvesit, braziliani preferon transferimin në La Liga

Interi i bën ofertë Dani Alvesit, braziliani preferon transferimin në La Liga

Mediat braziliane pretendojnë se Interi i ka bërë ofertë mbrojtësit anësor, Dani Alves, i cili është transferim i lirë këtë verë, mirëpo braziliani e preferon një kthim në Barcelonë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë 36-vjeçar është në kërkim të një klubi të ri pasi që kontrata e tij me Paris Saint-Germainin përfundoi këtë verë.

Së fundi kanë filluar spekulimet se Alves mund ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist pikërisht në Itali, ku kishte luajtur për Juventusin gjatë sezonit 2016/17.

Sipas UOL Esporte, Interi ia ka bërë brazilianit një ofertë për kontratë dyvjeçare dhe me kushte mjaft të mira financiare.

Megjithatë, Dani Alves është i vendos që ta vazhdojë karrierën e tij me Barcelonën, pasi që kishte luajtur për klubin katalonas për tetë vjet, deri në vitin 2016.

Paraqitjet e tij në Kupën e Amerikës me Brazilin kanë qenë mbresëlënëse, veçanërisht në gjysmëfinale kundër Argjentinës, ku ai i ndihmoi skuadrës së tij ta arrijë finalen.

Brazili do të përballet nesër me Perunë në finale të Kupës së Amerikës, ndërsa sonte në orën 21:00 do të zhvillohet përballja për medalje të bronztë të këtij turneu, mes Argjentinës dhe Kilit. /Gazeta Express

 

COMMENTS