“Interi është në përparësi për ta fituar Scudetton”

“Interi është në përparësi për ta fituar Scudetton”

Marcello Lippi ka thënë se Inter ka “një përparësi” në luftën për Scudetton, pasi që ata do të fokusohen në vetëm një ndeshje në javë në Serie A

Milan janë të parët në Serie A, dy pikë mbi Interin në vendin e dytë, me Juventusin që ka shtatë pikë më pak por me një ndeshje më pak se liderët.

Me Interin jashtë garave të Kupës ata tani do të fokusohen vetëm në ligë, derisa Lippi beson që zikaltërit kanë “një përparësi që nuk duhet të nënvlerësohet”, por ka theksuar se “garat e mëdha” kërkojnë edhe energji më shumë.

“Ende ka shumë kohë deri në fund të kampionatit dhe shumë gjëra duhet të merren në konsideratë”, tha Lippi për Sky Sport Italia.

“Këtu kemi të bëjmë nga përkushtimi. Disa ende janë në Ligën e Kampionëve, të tjerët në Coppa Italia dhe në çdo rast këto gara do t’ua shkatërrojnë kampionatin”.

“Disa të tjerë kanë ndeshje në Europa Ligë dhe një një skuadër vetëm në kampionat e ku aty ata do të fokusohen në vetëm një ndeshje për një javë”.

“Kjo është një përparësi që nuk bën të nënvlerësohet. Garat e mëdha kërkojnë shumë energji, por në gara të gjata sa më pak ndeshje atëherë ata janë favorit”.

“Në fund mendoj që Milan, Inter dhe Juventus secila kanë 33 për qind shanse që ta fitojnë Scudetton”.

COMMENTS