Instituti i Tony Blair mohon se Blair po flet në emër Vuçiqit për Kosovën

Instituti i Tony Blair mohon se Blair po flet në emër Vuçiqit për Kosovën

The Tony Blair Institute for Global Change ka mohuar sugjerimet se ish Kryeministri i Britanisë është duke folur në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë serbe në lidhje me Kosovën.

Instituti i Tony Blair për ndryshim global ka mohuar sugjerimet se ish Kryeministri i Britanisë është duke folur në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë serbe në lidhje me Kosovën.

(The Tony Blair Institute for Global Change) ka njoftuar se spekulimet e tilla nuk janë të vërteta.

“Zotëri Blair nuk paraqitet në emrin e Qeverisë së Serbisë ose presidentit serb. Projekti i Institutit tonë nuk ka asnjë lidhje me temat në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit Julie Crowley, transmeton lajmi.net.

Sugjerimet se Blair përfaqëson Serbinë janë mohuar edhe nga Vuçiq pas takimit të tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Moskë të martën.

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq më herët gjatë javës kishte deklaruar se presidenti i Serbisë është duke u përfaqësuar në takime me krerë të politikës ndërkombëtare pikërisht nga Blair.

 

 

COMMENTS