I mituri ther rëndë me thikë një person në Ferizaj

I mituri ther rëndë me thikë një person në Ferizaj

Mbrëmë në fshatin Zaskok të Ferizajt, një i mitur ka ther me thikë një person.
Në ora 22:30 në fshatin Zaskok të Ferizajt një i mitur ka ther me thikë një person.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në emergjencën e spitalit rajonal të këtij qyteti ka kërkuar tretman mjekësor, e që sipas mjekut kujdestar ai ishte i therur me thikë.

Sipas Policisë, viktima pas trajtimit fillestar mjekësor është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

I mituri i cili ka therur me thikë këtë person është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit ai është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/

 

COMMENTS