Humb jetën një 45 vjeçar gjatë fluturimit me parashutë në Prizren

Humb jetën një 45 vjeçar gjatë fluturimit me parashutë në Prizren

Një person ka humbur jetën e një tjetër është lënduar gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren, të shtunën rreth orës 13:00.

Lajmin për Express e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

Osmanolli ka thënë se personi i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli për Express.

Sipas Osmanollit, në vendin e ngjarjes aktualisht është policia e hetimeve rajonale të cilët po merren me rastin.

Ndryshe, sezoni i fluturimeve me parashut është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.

 

COMMENTS