Huliganët serbë sulmojnë Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kopenhagë

Huliganët serbë sulmojnë Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kopenhagë

Pacolli thotë se autorët do të sillen para dretësisë Është sulmuar nga banditët serbë Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, sot në orët e hershme të mëngjesit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili e ka dënuar këtë akt.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.

Ne e dënojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se është duke u punuar që autorët e kësaj vepre të sillen para drejtësisë. “Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës.

E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.”, ka përfunduar Pacolli

 

COMMENTS