Hoti: VV-ja dhe PDK-ja, ose janë të njëjta ose po mashtrojnë opinioni

Hoti: VV-ja dhe PDK-ja, ose janë të njëjta ose po mashtrojnë opinioni

Enver Hoti, ish-deputet i Nismës, ka thënë se Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit sepse ishte “lodhur për të çuar përpara agjendën e përbashkët të koalicionit PAN”.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se deklarimet e PDK-së për të luftuar korrupsionin janë vetëm populizma. Këtu ka përfshirë edhe Vetëvendosjen duke thënë se të dy partitë kanë qëndrim të njëjtë.

“Deklarimet e PDK-së janë populiste. Çka do të bëjë PDK-ja me njerëzit brenda partisë e që janë me aktakuzë. Nuk përfundon luftimi i korrupsionit nëse e shmang një person me aktakuzë.

PDK dhe VV kanë qëndrim të njëjtë. Dera e parë që duhet të bëhet është ardhja në parti. Nëse i ofron mundësi të jetë pjesë e listës, të udhëheqë partinë, dikujt që deri dje ishte në pushtet dhe ishte me penalizime të ndryshme, nuk po jep mesazhin e qartë. As VV-ja s’ka listë aq të pastër sa pretendon”, ka thënë ai, duke refuzuar t’i përgjigjet Valdrin Ahmetit të VV-së për të dhënë emra të kandidatëve të VV-së me aktakuzë.

Duke iu përgjigjur deklarimeve të Frashër Krasniqit të koalicionit AAK-PSD se kryeministri Haradinaj ka udhëhequr rrugën drejt Ushtrisë dhe zhvillimet e tjera dhe se Haradinaj është i pari që ka arritur ta rrëzojë PDK-në nga pushteti, Hoti ka thënë se “jemi të gatshëm të pranojmë të arriturat por edhe gabimet, por asnjëra s’janë vetëm të Haradinajt”.

“Më e keqja që përmendi Frashëri mendoj se është veprimi i dorëheqjes. Ky vendim sikur e la në gjysmë të rrugës atë rrugëtimin e përbashkët e atë agjendë e ato tema të caktuara pa i shtyrë përpara. Ka shfaqur shenja të lodhjes për të çuar tutje përpara tema të caktuara. Ai u shmang. Sikur që u shmang nga një lodhje”, ka shtuar Hoti. Sipas Hotit,

“Haradinaj s’ka pasur arsye të japë dorëheqje sepse në Hagë s’është ftuar si i akuzuar, por për intervistë si dhjetëra të tjerë”.

 

COMMENTS