Hoti: Mali i Zi e njohu Kosovën pa i demarkuar kufijtë, ja pse s’po e bën të njëjtën Serbia

Hoti: Mali i Zi e njohu Kosovën pa i demarkuar kufijtë, ja pse s’po e bën të njëjtën Serbia

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se qëndrimi i Serbisë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës pa i definuar kufijtë është një kamuflim për të hyrë në negociata për shkëmbim të territoreve. Hoti thotë se Mali i Zi e kishte njohur Kosovën edhe pa e demarkuar kufirin.
“Deklarimi se Serbia nuk do ta njeh Kosovën pa e definuar kufirin qe i ndan dy shtetet nuk qëndron dhe eshte vetem kamuflim për te hyre ne negociata për shkëmbim territoresh. Mali i Zi na ka njohur pa e demarkuar kufirin, bazuar ne parimin e paprekshmërisë te kufijve siç kane ekzistuar deri me 1989”, ka shkruar Hoti, raporton Gazeta Express.

Sipas zyrtarit të LDK-së, temat që pretendohen të përfshihen në dialog janë tema të brendshme të Kosovës, dhe nuk kanë pse të hidhen në tavolinë për diskutim me Serbinë.

“Temat qe mendohet te përfshihen ne dialog prekin rregullimin kushtetues të Kosovës dhe nuk janë çështje që bisedohen me vende fqinje. Pse duhet të bisedohet me Serbinë për zhvillimin ekonomik të Kosovës apo për infrastrukturën? Çështjet që lidhen me trashëgiminë kulturore e religjioze të serbëve në Kosovë, si dhe me arsimin e shëndetësinë në komunat me shumicë serbe, janë të rregulluara me Planin e Ahtisarit dhe janë pjesë e ligjeve të Kosovës. Për më tepër, përfaqësuesit politikë serbë kanë të drejtë vetoje në ndryshimet që mund të ndodhin në këto ligje”, ka përfunduar Hoti. /GazetaExpress/

 

 

COMMENTS