Hiqet çdo dilemë, Qeveria publikon vendimin se më 1 qershor hapen çerdhet

Hiqet çdo dilemë, Qeveria publikon vendimin se më 1 qershor hapen çerdhet

Qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë të ditur se me datën 1 qershor do të hapen të gjitha çerdhet, si pjesë e lehtësimit të masave që ishin vënë gjatë pandemisë.

Sipas vendimit të Qeverisë, rihapja e kopshteve dhe çerdheve nga mosha 0 deri në 5 vite në Institucionet publike dhe private të nivelit parashkollor nga 1 qershori.

Ky është vendimi i publikuar nga Qeveria:

2. Plotësohet dhe ndryshohet pika 1.1. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 si në vijim:

2.1. Rihapja e kopshteve dhe çerdheve nga mosha 0 deri në 5 vite në Institucionet publike dhe private të nivelit parashkollor nga 1 qershori;

2.2. Organizimi i ambientit dhe përgatitjeve për testin e arritshmërisë me klasat e nënta (kthimi i klasave të nënta në shkollë bëhet prej datës 8 qershor deri më 19 qershor me qëllim të mbajtjes së testit të arritshmërisë me 23 qershor 2020);

2.3. Organizimi i ambientimit dhe përgatitjeve për testin e maturës me nxënësit e klasave të dymbëdhjeta (kthimi i klasave të dymbëdhjeta në shkollë bëhet nga 15 qershor deri më 30 qershor dhe mbajtja e testit të maturës më 4 korrik 2020);

2.4. Lejimi i orëve praktike/laboratorike për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe organizimi i provimeve duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHPK-së.

 

COMMENTS