Higuain largohet nga Milan, mësohet se ku dëshiron të transferohet

Higuain largohet nga Milan, mësohet se ku dëshiron të transferohet

Gonzalo Higuain dëshiron kalimin te Chelsea.
Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, dëshiron të bashkohet sërish me ish trajnerin e tij Maurizio Sarri, duke kërkuar kalimin te Chelsea.

Sipas ‘Metro Sport’, ylli argjentinas ka kërkuar të kalojë në ‘Stamford Bridge’, duke mos qenë i kënaqur në ‘San Siro’, që nga kalimi nga Juventus, përcjell ‘lajmi.net’.

Dëshirën për të nënshkruar me Higuain e ka edhe trajneri Sarri, që këtë sezon po vuan shumë nga mungesa e golave nga sulmuesit, me Alvaro Moratan që është larg formës së tij të dikurshme.

Chelsea do të kërkojë fillimisht huazimin e Higuain, për të blerë kartonin e tij në fund të sezonit.

Kujtojmë se kartonin e Higuian e posedon Chelsea, dhe se në Milan po luan si i huazar.

Higuain 31 vjeçar, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Napolit dhe Real Madridit./Lajmi.net/

 

COMMENTS