Hasani i reagon Lutfi Hazirit: A më mirë me dhanë donacion për futboll, apo me ble mirënjohje?

Hasani i reagon Lutfi Hazirit: A më mirë me dhanë donacion për futboll, apo me ble mirënjohje?

Pas gati një jave ministri i Tregtisë i është kundërpërgjigjur kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri. Kjo pasi ky i fundit kishte akuzuar zyrtarët shtetëror që po japin para për Xhakën e Shaqirin, pasi ata festuan me shqiponjë në golat ndaj Serbisë.

Reagimi i Hasanit erdhi sot, një ditë pasi Lutfi Haziri mori një mirënjohje nga ambasadori i nderit në Kosovë, Otto Feigenblat.

Sipas disa raportimeve një mirënjohje e tillë kushton prej 6 deri në 10 dollarë, raporton lajmi.net.

E Hasani e ka shfrytëzuar këtë rast për t’ia bërë një pyetje të parit të Gjilanit.

“A është më mirë me dhënë donacion për futboll apo me ble mirënjohje?”, ka shkruar Hasani në rrjetin e tij social në facebook.

A është më mirë me dhënë donacion për futboll apo me ble mirënjohje? 😂😂😉😉

Posted by Bajram Hasani on Tuesday, July 3, 2018

Haziri kishte thënë se ministrant në fjalë duke aluduar në Hasanin, po pretendojnë se kanë para më shumë se Zvicra.

“Po lexoj e ndigjoj budallaki të llojit të vetë. Ministra e deputetë po kërkojnë me ja pagu dënimin që u shqiptua për Shaqën e Xhakën. A jeni n’veti bre? A po mendoni që jeni ma t’pasun se Federata e Futbollit zviceran, se konfederata e Zvicres apo edhe se lojtarët, a?!”, kishte thënë Haziri.

 

COMMENTS