Hasani i përgjigjet Buxhovit: S’kemi bërë luftë kundër LDK’së, kolaboracionistët janë vrarë natyrshëm

Hasani i përgjigjet Buxhovit: S’kemi bërë luftë kundër LDK’së, kolaboracionistët janë vrarë natyrshëm

Deputeti i PDK’së Nait Hasani, i ftuar në emisionin Frontal të T7 ka thënë se është e natyrshme të zgjidhen për t’u vrarë kolaboracionistët që e kanë penguar luftën. Hasani këtë koment e bëri pas deklaratës së historianit Buxhovi i cili ka thënë se lufta UÇK’së nuk ka qenë e pastër.

Deklaratat e Buxhovit rreth luftës së UÇK’së, Hasani i quajti absurde. Derisa theksoi se UÇK’ja nuk ka luftuar kundër një partie por kundër Serbisë.

“Nuk është mirë ai të hyjë në këtë sfidë pas 20 viteve, të thuhet që UÇK’ja ka bë luftë kundër LDK’së kjo është një gjë absurd ta presësh prej një intelektuali. Sepse ne luftë civile nuk kemi pasë, nuk kemi luftu kundër një partie. Ne kemi pasë luftë kundër Serbisë. Nuk do të thotë se nuk kemi pasë kolaboracionistë në Kosovë, natyrisht që për t’u vrarë është zgjedhur ai që e ka penguar luftën”, tha Hasani për Frontal.

Në fund Hasani tha se kjo çështje është mirë të studiohet më vonë dhe jo tash kur gjakrat ende nuk janë ftohur.

“Lufta e mirë apo e keqe, duhet të studiohet nga historianët pas një kohë dhe jo tash që të nxehen edhe më shumë gjakrat pa nevojë”, shtoi Hasani

 

COMMENTS