Harmonia BE -Rumani në raport me Kosoven!

Harmonia BE -Rumani në raport me Kosoven!

Sot me 1 Janar 2019 sipas sistemit rrotativ Rumania e Kryeson Këshilllin e BE-se deri në Qershor 2019.

Viti 2018 qe posa lëmë pas në kalendar ishte me kthesa të mëdha politike për Kosovën saktësisht kursin politik e ndryshoi radikalisht Qeveria e koalicionit PAN ndaj BE-së dhe Serbisë.

Viti 2018 kishte filluar me qasjen “lepurit” te friksuar nga te gjitha anët ndaj te fortit “ujkonjes” Mogeherini dhe “ujkut ne lekurë qengji” Vuçiç qe priste vetem se çka ata i propzojnë dhe nenshkrimi mbi çdo tekst bëhej me te rrahura te zemres ishte përvoja e dialogut 2009-2017.

Kosova nga bisedimet kuazi teknike 2009-2017 me mosmarrveshje te nënshkrura kishte hyr në një qorrësokak politik e me efekte te mëdha ekonomike e stangim social e në veqanti të levizjës se lirë qe rinia prite godon për një dekadë.

Si për ironi politike të Kosovës ku mardhëniet politike me perfaqsuesën e BE per politike të jashtme dhe siguri znj.Mogherini jane në pikën me te ulët, Rumania si një nga 5 shtetet anëtare te BE-së qe nuk e ka njohur Republiken e Kosoves ka marrur kryesimin e Këshillit të BE-së deri në Qershor 2019.

Kryesimi i Rumanisë është në korrelacion të drejtë formalo- juridik me pozicioni politik te BE-së pasiqe as BE nuk e njeh Republikën Kosovës prej 17 Shkurt 2008.

Në asnjë dokumnent apo dekleratë zyryare te BE-se nuk gjenë fjalen Republika e Kosoves por vetem “Kosovo”.

Pra përveç sfidave te tjera qe kemi si Kosovë në vitin 2019 edhe Rumania na u gjind si kryesuese e BE-se qe sado pak krijon një pozicion jo te favorshëm për shpejtësinë e liberalizmit te vizave qe ka mbetur para aprovimit nga Këshilli i BE-së.

Edhe sonte e nesër jena nën ndikimin e fishekzjarrve andaj e di qe do te me kritikoni për këtë vlersim politik.

 

 

COMMENTS