Haradinaj i trishtuar për zjarrin në Notre Dame

Haradinaj i trishtuar për zjarrin në Notre Dame

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur trishtimin e tij për zjarrin që e ka kapluar Katedralen Notre Dame në Paris.
Ai ka thënë se zjarri në monumentin 850 vjeçar prek miliona njerëz.

Postimi i plotë:

I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris! Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me Kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe.

 

COMMENTS