Haradinaj i bindur: Para vitit të ri hiqen vizat

Haradinaj i bindur: Para vitit të ri hiqen vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se në Bashkimin Evropian (BE) nuk ka vendë që bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën.

Sipas kreut të ekzekutivit ka vende hezituese. Ai sërish ka përsëritur se para vitit të ri do të ketë lajm pozitiv për vizat.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Me vjen mirë që shumë njerëz janë interesuar për liberalizimin e vizave. I lus të gjitha paritë, opozitare, të mos japin mesazhe pesimiste. Nuk është në rregull me thanë mezi po presim të hiqn vizat dhe të vijmë te ju”, deklaroi Haradinaj raporton EO.

“Para ndërrimit të moteve do të marrim lajm të mirë për vizat. S’ka vende bllokuese, ka vende hezituese është çështje politike”.

Ndërsa kryetari Ahmeti tha se u janë drejtuar me letër partive socialdemokrate evropian në mënyrë që shtetet e tyre të mbështesin heqjen e vizave për Kosovën.

 

COMMENTS