Haradinaj dhe kabineti i tij e fillojnë punën me një minutë heshtje për policin e vrarë në Istog

Haradinaj dhe kabineti i tij e fillojnë punën me një minutë heshtje për policin e vrarë në Istog

Kabineti i kryeministrit Haradinaj e ka filluar punën sot me një minut heshtje.
Kjo në nderim të policit të vrarë gjatë ditës së djeshme në ngjarjen tragjike në Istog, Izet Demaj, raporton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minut heshtje”, ka shkruar ai.

Ndërsa më vonë, Haradinaj do të vizitojë drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë. /Lajmi.net/

 

COMMENTS