Haki Raqi largohet nga lista e LDK-së për deputetë

Haki Raqi largohet nga lista e LDK-së për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar listën e kandidatëve për teputetë e cila është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në listën e certifikuar nga KQZ-ja, tani askund nuk figuron emrin e Haki Raqit, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se Raqi ishte kandidatë për deputet, kur u raportua se i njëjti më herët kishte pasur probleme me ligjin.

Ndërsa i pari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, ka thënë se çdo kandidat që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së.

 

COMMENTS