GUXIM, DINJITET DHE KRENARI: ANGLIA -KOSOVA 5:3

GUXIM, DINJITET DHE KRENARI: ANGLIA -KOSOVA 5:3

Kosova në ndeshjen e sontme kundër Anglisë nuk është dorëzuar për asnjë moment përballë emrave si Harry Kane apo Raheem Sterling dhe Sancho.

As përfundimi i pjesës së parë me rezultat 5 me 1 nuk i zbrapsi “Dardanët”.

Madje as autogoli i Mërgim Vojvodës nuk i zhgënjeu.

Në pjesë e dytë djemtë tanë treguan “dinjitet dhe krenari”.

Madje dinjitetin dhe krenarinë nuk e lanë të nëpërkëmbet asnjëherë.

Përballë një superfuqie si Anglia guximi ishte padyshim pjesë e shpirtit luftarak që lojtarët treguan në fushë.

Valon Berisha me dy golat e tij dhe goli nga penalltia i Vedat Muriqit bën që “Kosova e vogël” të i shënoi “Tre luanëve” tre gola.

E spektaklit të dhuruar më shumë shije i shtoi portieri Aro Muriq, duke ia mohuar golin Harry Kane-it.

Në fund ata dolën kokëlartë si heronj të vërtetë.

 

COMMENTS