Gruaja e Stresit tregon për vështirësitë e martesës me reperin

Gruaja e Stresit tregon për vështirësitë e martesës me reperin

Stresi dhe Kejsi tashmë zyrtarisht janë të martuar.

Reperi Stresi dhe vajza që ia ka rrëmbyer zemrën, Kejsi, e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë ani pse nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë për këtë hap të rëndësishëm, veçse ndërrimi i unazave të fejesës në një darkë private, shkruan lajmi.net.

Mirëpo kaq është dashur që sa herë përmendet Stresi, jeta e tij, karriera muzikore, me apo pa dashje është e përfshirë Kejsi dhe këtë ajo e cilëson si një nga vështirësitë e martesës me një reper ku tha se privatësia i është hedhur nga dritarja.

Këtë e bëri në postimin e parë në Blogun e saj.

“Më është dashur të mendoj shumë nëse duhet të hap një blog apo jo, sidomos sepse e vlerësoj privatësinë time, por pas gjithë këtyre zhvillimeve të reja në jetën time… Mendoj se privatësia më është hedhur nga dritarja. Të qenit e martuar me një reper shqiptar më ka vendosur në qendër të vëmendjes që njerëzit të gjykojnë dhe komentojnë jetën time. Edhe pse martesa ndikon në jetën time, nuk më përkufizon mua, prandaj po zgjedh të ndaj me ju për veten dhe gjërat që kanë vlerë për mua.”- ka shkruar ajo në postimin e parë të blogut.

Ndryshe Stresi njihet si një person problematik dhe aktualisht ndodhet në burg shkak i akuzuave ndaj tij për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bandë kriminale.

Ai madje nga policia u gjet me një vajzë 20 vjeçare në hotel dhe ky fakt duket se nuk i ka bërë fare përshtypje Kejsit./Lajmi.net/

 

COMMENTS