Gruaja e hap një vrimë të madhe në maskë: Kështu po marr frymë më lehtë

Gruaja e hap një vrimë të madhe në maskë: Kështu po marr frymë më lehtë

Një shitës në Kentucky të Shteteve të Bashkuara ka mbetur i habitur kur e ka parë një kliente, e cila e kishte vendosur një maskë me vrimë të madhe në fytyrë.

Joe Samaan ishte duke punuar në një dyqan të një pompe të karburanteve, kur gruaja me maskë hyri brenda për ta paguar benzinën.

Megjithatë, shitësit i ra në sy maska me një vrimë të madhe në mes, prej ku dukeshin goja dhe hunga e blerëses.

Gruaja i paguan dhjetë dollarë për karburante, ndërsa shitësi e pyet: “Ku e ke marrë atë maskë?”

“Pasi po jemi të detyruar t’i përdorim, po e kemi më të vështirë për të marrë frymë, kjo (prerja) po e bën shumë më të lehtë për të marrë frymë”, ia kthen gruaja.

Pastaj shitësi i thotë: “Po, sigurisht, edhe unë do ta bëj, faleminderit për këshillën”, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Videoja është bërë shumë e popullarizuar në internet. Deri më tani, ajo i ka marrë 4.2 milionë shikime.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19