Gruaja 103-vjeçare fiton sërish një garë vrapimi, arriti 100 m për 46 sekonda

Gruaja 103-vjeçare fiton sërish një garë vrapimi, arriti 100 m për 46 sekonda

Në moshën 103-vjeçare, Julia “Hurricane” Hawkins e ka përforcuar titullin e saj si gruaja më e vjetër për të konkurruar në një pistë vrapimi.

Kjo, pasi ajo e ka përfunduar garën 50 dhe 100 metërshe e para në Lojërat Kombëtare në New Mexico të SHBA-ve, thonë organizatorët e ngjarjeve

Banorja e Luizianës tashmë mban rekordin botëror për grupin e saj në distancë 100-metërshe. Ajo arriti të kaloi vijën në pak më shumë se 46 sekonda.

“Vazhdoj të jem aktive gjatë gjithë kohës”, tha garuesja 103-vjeçare.

“Kam gjysmë hektari tokë, punoj në të gjithë kohën”, potencoi ajo, kur u pyet se çfarë e mban kaq në formë.

 

COMMENTS