Griezmann: “Nuk mund t’i thuash jo Messit”

Griezmann: “Nuk mund t’i thuash jo Messit”

Antoine Griezmann do të jetë emri më i përfolur i kësaj vere, së paku deri më 1 korrik kur klauzola e largimit nga Atletico Madrid të bie në 120 milionë euro.

Skuadra spanjolle dhe vetë lojtari të mërkurën e kësaj jave, kanë njoftuar për ndarje të rrugëve në fund të këtij sezoni.

Mediet në Spanjë pretendojnë se e ardhmja e Griezmann do të jetë në ‘Camp Nou’, në Barcelonë.

Gazetari Roberto Gomez duke folur për ‘Radio Marca’ ka lënë të kuptohet se e ardhmja e Griezmann do të jetë në fanellën e Barcelonës.

Sipas tij, në takimin e fundit të Griezmann me trajnerin Diego Simeone dhe drejtues të klubit, lojtari ka lënën të kuptohet se ka pasur një telefonatë nga Lionel Messi.

“Unë nuk mund t’i them jo Lionel Messit”, thuhet të ketë thënë Griezmann./Lajmi.net

 

COMMENTS