Gjukanoviq kritikon BE-në: Dështuat t’ua hiqnit vizat kosovarëve

Gjukanoviq kritikon BE-në: Dështuat t’ua hiqnit vizat kosovarëve

Presidenti malazias, Milo Gjukanoviq, u bëri thirrje liderëve të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor që të dalin me një qasje të qartë dhe të përbashkët në lidhje me pritjet për raportet me Bashkimin Evropian.

“Jemi të shqetësuar për politikën e zgjerimit e cila po vonohet dhe po bëhet e mjegullt”, tha Gjukanoviq, duke shtuar se edhe vende tjera të rajonit kanë pranuar sinjale dekurajuese në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE.

Ai tha se BE’ja ka dështuar që t’ua heqë kërkesat për viza qytetarëve të Kosovës apo të aprovojë hapjen e kapitullit të fundit të procesit të anëtarësimit të Malit të Zi, ndërsa ka vonuar edhe aprovimin e statusit të kandidat për Bosnjën.

 

COMMENTS