Gjermania eksporton 254 milionë euro armatime drejt Arabisë Saudite

Gjermania eksporton 254 milionë euro armatime drejt Arabisë Saudite

Pavarësisht kritikave ndaj pjesmarrjes së Arabisë Saudite në konfliktin në Jemen, qeveria gjermane ka miratuar eksportin e armëve me vlerë 254 milionë euro drejt mbretërisë saudite që prej ardhjes në pushtet në mars të këtij viti.

“Tetë vendet e tjera të përfshira në konfliktin në Jemen si pjesë e aleancës së drejtuar nga Arabia Saudite kanë marrë armë me vlerë 21,8 milion euro nga Gjermania në më pak se gjysmë viti”, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë si përgjigje ndaj një kërkese parlamentare të bërë nga partia e Gjelbërt në opozitë, përcjell Atsh.

Mes 14 marsit dhe 23 shtatorit, qeveria ka miratuar 87 leje eksporti për anëtarët e aleancës, sipas këtyre të dhënave të publikura sot.

 

COMMENTS