Gjermania e kërcënon Iranin me luftë

Gjermania e kërcënon Iranin me luftë

Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëroi se një luftë është e mundur nëse Irani vazhdon të kapë anije tregtare nga vendet e tjera.

Qasja e Iranit kontribuon në “spiralen e përshkallëzimit” që mund të çojë në luftë, tha ministri Heiko Mass për edicionin e sotëm të gazetës Bild.

Konfiskimi i cisternës britanike të premten, dhe për një kohë edhe i tankerit të dytë, e bën situatën në Gjirin Persik shumë më të vështirë dhe më të rrezikshëm se sa ishte.

Mass tha se “çdo përshkallëzim ushtarak i pakontrolluar nuk mund të ketë fitues, por vetëm humbës”.

Ministri gjerman i kërkoi liderëve të Iranit që të përmbahen dhe të mos vazhdonin me spiralen e përshkallëzimit, transmeton KosovaPress.

Mass tha se përpjekjet e Evropës janë të përqendruara në mbajtjen e kanaleve diplomatike të hapura për “zërat e arsyes”, pavarësisht sfidave.

“Ka të bëjë me parandalimin e luftës”, tha ai.

 

COMMENTS