Gjendet një burrë pa shenja jete në liqenin e Badovcit

Gjendet një burrë pa shenja jete në liqenin e Badovcit

Një trup i një burri rreth 45 vjeç është gjetur pa shenja jete sot në liqenin e Badovcit, raporton Gazeta Express.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërkohë policia po merret me zbardhjen e rastit.

Nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij , rasti aktualisht po cilësohet si vdekje e dyshimtë. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Agron Borovci nga zyra për informim në policinë rajonale të Prishtinës.

“Rreth ores 15:00 policia ka marre informten se nje trup njeriu po shihet mbi uje ne liqenin e badovcit.

Menjeher pas informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ndihmen e shpejte te cilet kan konstatuar vdekjen e viktimes mashkull 45 vjeç.

Trupi i pa jete eshte derguar per obduksion.

Policia ka inicuar nje hetim lidhur me rrethanat e vdekjes se viktimes dhe po punon per ndriçimin e tyre”, tha Borovci për Gazetën Express

 

COMMENTS