Reperi me prejardhje shqiptare ishte i pranishëm mbrëmë në ndejën që organizohet para “Grammy Awards”.
Gashi bashkë me shumë shqiptarë të njohur në botë, mbrëmë u bënë bashkë në Los Angeles.
Reperi ka postuar disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave solli pamje nga atmosfera që mbretëroi në atë vend.
Në një prej fotografive, ai u shfaq përkrah reperit të famshëm Jay Z, i cili po ashtu kishte performuar në këtë ndejë.
Kujtojmë që ceremonia “Grammy Awards” mbahet sonte pas mesnatës në Los Angeles. /Lajmi.net/
COMMENTS