Futbollisti i njohur zbulon se është pjesë e ‘La Casa de Papel’

Futbollisti i njohur zbulon se është pjesë e ‘La Casa de Papel’

‘La Casa De Papel’ ka në kastin e aktorëve një nga futbollistët më të përfolur të momentit.

Neymar nuk po mund të gjejë klubin ku do të luajë këtë sezonë, por ai ka gjetur një vend ku e kanë pritur mirë.

Futbollisti brazilian ka treguar përmes një postimi se ai do të jetë pjesë e e serialit shumë të shikuar të Netflix, ‘La Casa de Papel’.

Në nëntor të vitit të kaluar, futbollisti e publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku ai shihej i veshur me një kostum të kuq dhe me një maskë “Dali”, bashkë me bashkëlojtarin e tij në PSG, Kylian Mbappe.

Neymari do të paraqitet në episodin e gjashtë dhe të tetë të sezonit të fundit. Këto episode fillimisht u transmetuan pa pjesën e Neymarit në korrik, për shkak se pritej vendimi i gjykatës për akuzat për abuzim seksual të shtruara ndaj tij.

Sapo u mbyllën hetimet për këto akuza ndaj tij për shkak të mungesës së provave, Netflixi i rishtoi skenat ku përfshihet edhe futbollisti, në mënyrë që shikuesit të mundë ta shikojnë këtë seri të plotë.

Produksioni spanjoll, që i shfaq planet ambicioze të një grupi kriminal, theu rekorde për shikueshmëri me sezonin e tretë, duke i regjistruar më shumë se 24 milionë shikues në botë qysh në shtatë ditët e para pas premierës.

Skenat e futbollistit brazilian, të cilat do t’i shtohen episodeve të sezonit të tretë, ishin xhiruar në fillim të këtij viti. /Gazeta Express

 

COMMENTS