Ftohet Enver Shala nga Gjykata Speciale i cili ishte përfaqësuesi i UÇK-së në Gjermani

Ftohet Enver Shala nga Gjykata Speciale i cili ishte përfaqësuesi i UÇK-së në Gjermani

Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë kanë ftuar për intervistim për krime lufte edhe ish-përfaqësuesin e UÇK-së në Gjermani, Enver Shala, i cili tani është këshilltarë i Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, shkruan Gazeta Lajm

Ftesën Shala, e ka marrë derisa po shoqëronte në Hagë Ismet Taren, i cili po ashtu u intervista nga Dhomat e Specializuara.

Shala i ka thënë Klan Kosovës se ka refuzuar ta marrë ftesën në momentin kur atij iu dorëzua në Hagë. Por, megjithatë ai thotë se do të shkojë të jap intervistën para prokurorit të specializuar.

Ai ka treguar se Haga ka paraparë që më 17 prill të këtij vitit ta intervistojë atë.

Ndryshe, ftesat e të ashtuquajturës Gjykata Speciale, kanë nisur të shpërndahen qysh në dhjetor të vitit të shkuar. Të tilla ftesa për intervistim për krime lufte deri më tash kanë marrë figura të ndryshme të UÇK-së.

I pari që pranoi ftesë kishte qenë ish-komandanti i Zonës së Llapit Rrustem Mustafa. Në mesin e të ftuarve kanë qenë edhe Sami Lashtaku, Nazif Mehmeti, Sokol Dobruna, Sylejman Selimi, Lahi Brahimaj, etj..

Image may contain: 2 people, including Enver Shala, suit

Komandanti ju pershendet me kengen e Tahir Sinanit Deshmorin e Kombit.

Posted by Enver Shala on Tuesday, March 12, 2019

Ekipa 100% MPMS

Posted by Kadri Mehmeti on Monday, March 4, 2019

Image may contain: 2 people, including Enver Shala, people smiling, people standing and shoes

 

 

 

COMMENTS