FSK-ja dhe policia tërheqin trupin e pajetë të zhdukur disa javë më parë

FSK-ja dhe policia tërheqin trupin e pajetë të zhdukur disa javë më parë

Njësiti i Kërkim-Shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të FSK-së sot ka kryer një operacion të kërkimit dhe nxjerrjes së trupit të pajetë të qytetarit B.O. të zhdukur disa javë më parë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, FSK-ja ka njoftuar se pas tërheqjes së trupit i është dorëzuar mjekësisë ligjore.

“Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm dhe të vështirë malor, sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pa jetë pas tërheqjes i’u dorëzua mjekësisë ligjore”, thuhet në postim.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19