Frymëzim apo kopjim përformanca e Jennifer Lopez në “American Music Awards”?!

Frymëzim apo kopjim përformanca e Jennifer Lopez në “American Music Awards”?!

Jennifer Lopez i vuri “flakën” skenës në “American Music Awards” me performancën e saj me hitin e saj që e ka në bashkëpunim me Maluma, “Lonely”.

Pavarësisht se të gjithë e konsideruan si mjaft sensuale performancën e artistes, shumë i janë kthyer edhe kundër duke pretenduar se ajo ka kopjuar Beyonce.

Duke nisur nga veshja, tek dritat e deri tek performanca me karrige, këto ishin disa nga shenjat që fansat i bënë të dyshonin se Jennifer ka kopjuar performancën që Beyonce ka pasur në “Grammys” në vitin 2014-të. Jennifer kishte veshur një kostum trupi të zi, shumë i ngjashëm me atë që Beyonce kishte veshur kur këndoi “Drunk in love” në Grammys.

Të dyja i kishin flokët e lagura dhe kanë kërcyer në skenë me një karrige.

Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta dhe njerëzit janë ndarë në dy “grupe”, ka nga ata që mendojnë se ajo ka kopjuar Beyonce, ndërsa të tjerë thonë se thjesht është frymëzuar prej saj.

Deri më tani nuk ka pasur asjë lloj reagimi nga Jennifer e aq më pak nga Beyonce.

 

COMMENTS