Francën s’e ka bindur Komisioni Evropian, i ka dërguar pyetje Kosovës për vizat

Francën s’e ka bindur Komisioni Evropian, i ka dërguar pyetje Kosovës për vizat

Deputetja e LDK’së dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova akoma nuk e ka përkrahjen e plotë të Francës për liberalizim të vizave.

Ajo thotë se Gjermania ka shfaqur hapa pozitive në përkrahje të lëvizjes së lirë të kosovarëve, por shton se Franca akoma ka dilema rreth liberalizimit.

Sic tregon Osmani, Franca ka dërguar pyetje në Ministrinë e Brendshme dhe se në bazë të përgjigjjeve do të pozicionet për çështjen e vizave.

“Ka paqartësi dhe përderisa në Gjermani ka disa hapa pozitivë dhe këtë e kemi vërejtur nga takime të shumta që kemi pasur atje. Përkundër argumentimeve të shumta që kam tentuar të bëj që të gjitha kriteret janë plotësuar, që ne po ndëshkohemi për gabimet e shteteve të tjera, Franca ka insistuar që kanë dërguar kërkesat te Ministria e Brendshme dhe se përgjigjet që do të marrin nga ato kërkesa të dërguara do të jenë bazë”, ka deklaruar ajo teksa ka shtuar se s’ka arsye që MPB’ja të mos plotësojë në kohë rekorde këto kërkesa.

Tutje, në emisionin Rubikon, deputetja ka thënë se nëse Kosova merr përkrahjen e Francës dhe Gjermanisë, atëherë çështja e heqjes së vizave lehtësohet.

“Nga Holanda nuk mund të them që mund të presim përkrahje. Meqë kërkohen 2/3, atëherë nëse Franca e Gjermania do të në përkrahnin, do të ishte shumë më e lehtë. Nuk ka asnjë siguri se do të ndodh këtë vit. Përkundër kritereve, gjithçka varet edhe sa është Kosova efektive me një lloj marketingu”, ka thënë më tej Osmani.

 

COMMENTS