Franca e Kroacia kundër njëra tjetrës në Botëror e Europian (VIDEO)

Franca e Kroacia kundër njëra tjetrës në Botëror e Europian (VIDEO)

Me fillim në orën 17:00 do të luhet finalja e kampionatit botëror Franca kundër Kroacisë.

Franca dhe Kroacia janë ballafaquar pesë herë në të kaluarën, por dy ndeshje janë që vlen të përmenden, pasi dy prej tyre janë luajtur në turne të mëdhenj – një në botëror e tjetra në europian.

E para është në vitin 1998 në gjysmëfinalen e botërorit.

Kroacia po fitonte 1-0, por më pas u mposht nga Franca 2-1.

Kurse ndeshja e dytë ndodhi në vitin 2004 në Europian.

Përsëri Kroacia po fitonte 2-1, por nga një gabim i mbrojtjes kishte përfituar sulmuesi francez,  David Trezeguet, për të barazuar në 2-2.

https://www.youtube.com/watch?v=WJ6dniLDuSs

Si do të përfundoj sot, mbetet të shihet.

 

COMMENTS