Fqinjët rrëfejnë si e gjetën 35 vjeçarin të vdekur në kasollen në Istog

Fqinjët rrëfejnë si e gjetën 35 vjeçarin të vdekur në kasollen në Istog

Një 35 vjeçar u gjet dje pa shenja jete në një kasolle druri në fshatin Kaliqan në Istog.
Dy dëshmitarë kishin njoftuar në polici se viktimën e kishin gjetur të shtrirë në tokë në një kasolle druri.

Afër viktimës është gjete dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se dy dëshmitarë meshkuj K/Shqiptar në një kasolle druri (stan) e kishin gjetë të shtrirë në tokë fqiun e tyre viktimën mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë. Afër viktimës është gjete dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetent policore”, njofton PK.

Nderkohë, mbrëmë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për lajmi.net se dyshimet e para janë për vetëvrasje.

“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajete është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetimi i Vdekjes”, ka thënë Nikçi. /Lajmi.net

 

COMMENTS