Fotot nudo, rasti i Bezosit tregon se sa të prekshëm janë miliarderët nga hakerët

Fotot nudo, rasti i Bezosit tregon se sa të prekshëm janë miliarderët nga hakerët

Megjithëse është personi më i pasur i botës nuk ka mundur të parandalojë piraterinë e një selfie intime.

Lajmi u bë i ditur nga Jeff Bezos, drejtor i përgjithshëm i Amazon, se një tabloid kishte siguruar në mënyrë të paligjshme foton e tij të zhveshur, tregon se miliarderët nuk janë të paprekshëm nga hakerat.

‘’Askush nuk është i pacënueshëm nga abuzimi në internet’’, shprehet Mark Johnson, pronari i kompanisë së sigurisë informatike ‘’Sovereign Intelligence’’.

Sipas këtij eksperti, miliarderët dhe biznesmenët e mëdhenj janë në veçanti më të cënueshëm pasi informacionet e tyre personale janë një minierë ari për kriminelët, agjencitë e shërbimeve sekrete dhe rivalët. Këto aktorë të ndryshëm vënë bast, sipas tij, se të dhënat e vjedhura do t’u mundësojnë atyre një informacion më të mirë të risive dhe strategjive, përcjell atsh.

‘’Të sigurosh informacionet personale të tyre është si të kesh në dorë çelësat e mbretërisë’’, përfundon Johnson.

 

 

COMMENTS