Forma e dobët nuk po i kushton vetëm me pikë Real Madridit, por edhe financiarisht

Forma e dobët nuk po i kushton vetëm me pikë Real Madridit, por edhe financiarisht

Forma e dobët e real Madridit në Ligën e Kampionëve nuk po i kushton klubit vetëm me pikë në fushë, por edhe në aspektin financiar.

Çdo fitore në fazën grupore 2019/20 vlen 2.7 milionë euro, ndërsa barazimi 0.9 milion euro.

Kjo nënkupton se Real Madridi i ka humbur 4.5 milionë euro pas humbjes 3:0 kundër Paris Saint-Germainit dhe barazimit 2:2 me Club Brugge.

Sezonin e kaluar, gjiganti spanjoll i fitoi 10.8 milionë euro pas katër fitoreve dhe dy humbjeve në fazën grupore.

Tani i duhet t’i fitojë të gjitha katër ndeshjet e mbetura për ta kaluar këtë shifër, pasi katër fitore në fazën grupore do t’ia siguronin 11.7 milionë euro.

Nëse e kalon grupin, atëherë Reali do të shpërblehet me 15.25 milionë euro të tjera. /Gazeta Express

 

COMMENTS