‘Ford’ vjen me veturën më të fuqishme ndonjëherë, do i ketë 760 kuaj-fuqi

‘Ford’ vjen me veturën më të fuqishme ndonjëherë, do i ketë 760 kuaj-fuqi

Prodhuesi amerikan i automobilave ‘Ford’ ka konfirmuar se modeli ‘GT500’ do jetë vetura “pony” më e fuqishme ndonjëherë.

‘Ford’ ka konfirmuar prodhimin e modelit ‘GT500’, i cili do i jetë i aftë të prodhojë 760 kuaj-fuqi, shifra këto që e bëjnë veturën ndër më të fuqishmet që kemi parë në rrugë ndonjëherë.

Modeli në fjalë do posedojë një motor 5.2-litërsh të tipit V8, e i cili premton arritjen e shpejtësisë 100 km/h përbrenda 3 sekondave.

Vetura pritet të del në shitje këtë vjeshtë.

 

COMMENTS