Flet nëna e Era Istrefit pas performancës së saj në Finalen e Botërorit: Jam krenare

Flet nëna e Era Istrefit pas performancës së saj në Finalen e Botërorit: Jam krenare

Era Istrefi ka bërë një performancë mbresëlënëse në prag të finales së Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium në Rusi. Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Ëill Smith e kanë interpretuar himnin e ‘Kampionatit Botëror 2018’, “Live It Up”. E rreth performancës së bukuroshes shqiptare ka folur për Expreess edhe nëna e Erës, Syzana.

Ajo ka thënë se ndihet jashtëzakonisht krenare me vajzën e saj dhe performancën që ajo pati në finalen e Botërorit.

“Jam step. Nuk jam në gjendje me fol. Jam jashtëzakonisht e lumtur për të. Më ka bërë nënën më krenare në gjithë globin. Thjeshtë jam e pa fjalë, krenare për të”, tha nëna e Erës.

Ajo tha se u dëgjua me vajzën e saj pas përfundimit të performancës. Tregon se çka i tha Era.

“Mami të dua”, më tha duke më treguar që është e lumtur, thotë Syzana.

 

COMMENTS