Fisnik ismaili e konfirmon që nuk është më pjesë e PSD’së : Unë s’i përkas asnji grupacioni politik ma

Fisnik ismaili e konfirmon që nuk është më pjesë e PSD’së : Unë s’i përkas asnji grupacioni politik ma

Anëtari i PSD’së , Fisnik Ismaili, ka dhënë indikacione të qarta që po largohet nga ky subjekt politik.

Para dy ditëve Ismaili duke i kthyer përgjigjen një komentuesi kishte thënë se pas largimit nga Lëvizja Vetëvëndosje është dashur të dorëzojë mandatin dhe të largohet nga jeta politike.

“Një gabimth e kam ba: është dashtë me me dal si deputet i pavarun qatëherë kur dola, me nejtë deri në fund të mandatit edhe mos me e rru për asnjë parti politike ma”, kishte shkruar Ismaili.

Pastaj kishte thënë edhe se nuk kishte rëndësi se a e kishte bërë këtë atëherë apo tash, pasi që përfundimi do të ishte i njëjtë.

Ndërsa tash së fundi, Ismaili kishte shpërthyer me akuza ndaj zyrtarit të VV’së Salih Zyba, pasi ky i fundit kishte krahasuar Shpend Ahmetin me Xhabir Zharkun. Zyba madje e kishte kërcënuar Ahmetin me përndjekje politike.

“Nime duhesh budallë me qenë, me mendue që në fushata dikush e nënçmon veten. Edhe mos më fol në shumës. Nëse unë kam thanë qashtu, gjeje e publikoje. Unë s’i përkas asnji grupacioni politik ma, edhe statusat e mi janë mendime personale, që me mu referue në shumës. A do me ta njehë sa mutin e ka hangër Lëvizja nëpër fushata, që as nuk i afrohet kësaj?”, i kishte shkruar Ismaili një komentuesi.

Po ashtu, ai ka larguar nga faqja e tij në Facebook pozitën e tij si pjesëtar i Këshillit të Përgjithshëm në PSD.

Ismaili ishte njëri prej deputetëve të VV’së që u largua nga ky subjekt pasi që u krijua përçarje rreth pozitës së kryetarit në këtë parti. Ai kishte kandiduar për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD në këto zgjedhje dhe kishte numrin 51 në listë të këtij subjekti por me gjasë nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme që për herë të tretë të jetë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Express

 

COMMENTS