Firmoset marrëveshja e arritur mes PS dhe opozitës parlamentare

Firmoset marrëveshja e arritur mes PS dhe opozitës parlamentare

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe deputetë të opozitës parlamentare kanë firmosur marrëveshjen e arritur, në selinë e Kuvendit per ndryshimet kushtetuese. Para së të firmosej marrëveshja është lexuar nga Taulant Balla.

marreveshja

Ne marreveshje palet kane rene dakord qe opozita parlamentare te garantoje se do të mbështesë marrëveshjen e 5 qershorit dhe do ta votojë atë në Kuvend.

Katër pikat e dakordësuara mes palëve, ne kete marreveshje janë: 

“Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik

Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;

Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;

Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare.”

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19