Fillojnë lëvizjet për protesta pas vizitës së Hahnit dhe shtyrjes së liberalizimit të vizave

Fillojnë lëvizjet për protesta pas vizitës së Hahnit dhe shtyrjes së liberalizimit të vizave

Deklarimet e BE-së se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi është kushti i fundit për liberalizimin e vizave për kosovarët nuk po dalin të jenë të vërteta. Kanë kaluar disa muaj prej kur Kosova e ka ratifikuar atë marrëveshje, megjithatë procesi i liberalizimit të vizave duket ende shumë larg, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka konfirmuar edhe dje gjatë vizitës së tij në Kosovës, komisioneri i BE-së, Johanes Hahn. Ai ka thënë se liberalizimi nuk do të ndodhë deri në vitin 2020.

“Koha optimale për liberalizimin e vizave për Kosovën është viti 2020”, ka thënë Hahn.

E kjo deklaratë e përfaqësuesit të lart të BE-së, ka ngjallur pakënaqësi të shumta në vend.

Kundër këtyre deklarimeve e këtij qëndrimi të BE-së, dikush është duke organizuar një protestë që planifikohet të mbahet para zyrës së BE-së.

Në disa shkëmbime email-sh që ka siguruar Gazeta Express, Igballe Rugova nga ‘Rrjeti i Grave të Kosovës”, është vënë në lëvizje për të organizuar këtë protestë, pasi sipas saj, një qëndrim i tillë i BE-së është i turpshëm.

Në këtë protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e politikanëve të cilët kanë dhënë data të rrejshme për liberalizimin e vizave.

“Hahn sot foli në emër të BE-së. Liberalizimi diskutohet në vitin 2020.Mendoj se duhet të organizojmë një protestë para zyrës së BE-së.Kjo është e turpshme nga ana e BE-së. Gjithë ato kompromise, e ai del në emër të BE-së del dhe nga tregon se kur diskutohet liberalizimi. Gjithashtu të kërkojmë dorëheqjen e të gjithë atyreve që na japin data falco”, thuhet në email-in e dërguar nga Rugova në adresë të shumë përfaqësuesve të shoqërisë civile.

E në këta email-e të shkëmbyer shihet se një ide e tillë ka marrë përkrahjen e të gjithëve, megjithatë ende nuk dihet se kur do të organizohet saktësisht kjo protestë.

Ndryshe, Hahn në Kosovë ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina. /GazetaExpress/

 

 

COMMENTS