Filloi si protestë kundër rritjes së çmimeve të metros, në Kili shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Filloi si protestë kundër rritjes së çmimeve të metros, në Kili shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Në Kili javën që shkoi filluan protesta qytetare kundër rritjes së çmimit të metros e cila pastaj eskaloi dhe përfundoi në dhunë.

10 persona kanë humbur jetën deri më tani në dhunën midis protestuesve dhe policisë në këtë vend të Amerikës Latine. Në kryeqytetin e këtij vendi, Santiago, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Protestat kanë filluar nga një lëvizje e studentëve që tani kanë marrë hov dhe kanë përfshirë gjithë vendin.

Presidenti i këtij vendi ka premtuar se do të dëgjojë kërkesat e protestuesve dhe ka kërkuar qetësi në vend.

Ndryshe Kili është një ndër vendet më të zhvilluara në Amerikën Jugore. Ky vend njihet për demokraci të mirëfilltë dhe zhvillim ekonomik./Gazeta Express

 

COMMENTS