FFK-ja kërkon nga shteti ta ndalojë nesër hyrjen e Crvena Zvezdës në Kosovë

FFK-ja kërkon nga shteti ta ndalojë nesër hyrjen e Crvena Zvezdës në Kosovë

Mediat serbe raportojnë se nesër do të zhvillohet ndeshja në kuadër të Kupës së Serbisë ndërmjet Crvena Zvezdës së Beogradit dhe ekipit serb Trepça në Kosovë, edhe pse për këtë gjë ende nuk është marrë leja nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Lojtarët e skuadrës së Crvena Zvezdës do të vendosen sonte në Novi Pazar për ta kaluar natën, ndërsa nesër në ora 11 pritet të jenë në pikën kufitare në Jarinë.

Mirëpo një gjë të tillë nuk pritet ta lejojë Federata e Futbollit të Kosovës, ku sipas sekretarit të përgjithshëm i kësaj Federate, Eroll Salihu, një gjë e tillë është absurde dhe tanimë FFK ka lajmëruar organet përgjegjëse që ta ndalojë zhvillimin e kësaj ndeshje.

“E kemi lajmëruar policinë, UEFA, FIFA-n, kjo ndeshje është një ndeshje ilegale dhe nuk do të lejohet të luhet. Tanimë organet shtetërore duhet ta bëjnë punën e tyre të mos lejojnë hyrjen e ekipit serb në Kosovë”, ka thënë Salihu për KosovaPress.

“Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Federatës Serbe e tash në këtë kohë ata po tentojnë me hy në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje ilegale, kjo është absurde. Shpresojmë që organet kompetente të mos lejojnë që një ndeshje e tillë të zhvillohet në territorin e Kosovës”, shtoi sekretari i FFK-së.

Ndeshja mes këtyre dy klubeve është paraparë të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00.

 

COMMENTS