Fenerbahçe e Muriqit, hap “fals” në luftën për titull

Fenerbahçe e Muriqit, hap “fals” në luftën për titull

Fenerbahçe e Vedat Muriqit është ndalus sot nga Trabzonspori duke bërë kështu një hap fals në rrugën e tyre për titull në Super Ligën turke

Fenerbahçe ka dështuar sot për të fituar sonte në Medical Park Arena kundër Trabzonsporit.

Edhe pse Fenerbahçe kaloi në epërsi shumë herët në këtë ndeshje me anë të Max Kruse, Trabzonspor arriti që ta përmbys rezultatin.

Fillimisht ishte Alexander Sorloth në minutën e 16-të barazon rezultatin kurse vendasit kaluan në epërsi në minutën e 32-të te ndeshjes.

Në pjesën e dytë Fenerbahçe tentoi të kthehet në lojë dhe pati disa mundësi të mira por pa rezultat.

Kjo humbje e zbret në vendin e katër Fenerbahçën kurse Trabzonspor ngjitet në vendin e tretë me 38 pikë.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19