Familjes që humbi pesë anëtarë sot, rruga i solli tragjedi edhe 29 vjet më parë

Familjes që humbi pesë anëtarë sot, rruga i solli tragjedi edhe 29 vjet më parë

Pesë anëtarë të familjes Sadikaj, nga fshati Sopi i Suharekës, kanë humbur sot jetën në një aksident trafiku.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në mesditë, në magjistralen Prizren-Prishtinë.

Bashkëshorti me gruan, nënën dhe dy fëmijë mbetën të vdekur, pasi vetura me të cilën udhëtonin u ndesh me një autobus.

Kësaj familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para disa dekadash.

Mësohet se babai i viktimës J.Sadikaj, së bashku më dy vëllezërit e tij, kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhlës, 29 vjet më parë.

Familja Sadikaj jetonte në Zvicër, ndërsa kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Mesazhi i Gazetës Lajm për qytetarët

Gazeta Lajm, Mesazh për shoferët

Shpejtësia VRET![Ju lutem shpërndani këtë video mesazh]

Posted by Lajm on Sunday, July 8, 2018

 

 

COMMENTS