Facebook me “dorë të hekurt”/ Do të bllokojë të gjithë ata që dezinformojnë për vaksinat anticovid

Facebook me “dorë të hekurt”/ Do të bllokojë të gjithë ata që dezinformojnë për vaksinat anticovid

Facebook njoftoi se i ka shtuar përpjekjet e tij për të ndaluar keqinformimin në lidhje me vaksinat kundër COVID-19. Kompania është angazhuar me forcë të shënjestrojë grupet të cilat përhapin në mënyrë të vazhduar dezinformim lidhur me koronavirusin dhe vaksinat e prodhuara kundër sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Prej disa muajsh tashmë, gjigandi i rrjeteve sociale po lufton dezinformimin duke i dhënë përparësi këshillave shëndetësore nga agjenci të besueshme. Që prej datës 8 shkurt megjithatë, ai ka vendosur ta zgjerojë akoma edhe më shumë këtë fushatë.

Grupet ose llogaritë që ndajnë dezinformata të kësaj natyre mund të hiqen plotësisht, paralajmëroi Facebook. Përgjegjësve të grupeve në rrjetin social iu kërkua që fillimisht të miratohen postimet e anëtarëve të prirur për përhapjen e informacionit të rremë.

Në platformën tjetër sociale, Instagram që është në pronësi po kështu të Facebook, llogaritë e personave që dekurajojnë vaksinimin do të jenë më të vështira për t’u gjetur.

COMMENTS