Facebook do iu paguajë, nëse do ta lejoni t’ua përcjellë aktivitetin në telefonat tuaj

Facebook do iu paguajë, nëse do ta lejoni t’ua përcjellë aktivitetin në telefonat tuaj

Facebook do të paguajë përdoruesit, për t’i monituar mënyrën se si shfrytëzojnë telefonin e tyre, përmes një aplikacioni të ri të quajtur Study.

Aplikacioni do të monitorojë cilat programe janë të instaluara në telefonat e personave vullnetarë, koha e shpenzuar në to, vendin prej nga personi vjen dhe të dhëna shtesë në lidhje me aplikacionet.

Lansimi i ‘Study’ vjen disa muaj pasi aplikacioni i fundit i kompanisë për monitorimin e përdoruesve, ‘Facebook Research’, u mbyll për shkak të polemikave të mëdha, në depërtim më të thellë të të dhënave private.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për përdoruesit që kanë 18 ose më shumë vjet, gjersa do të jetë i disponueshëm vetëm për sistemin operativ ‘Android’.

Mosha e përdoruesve do të verifikohet përmes moshës së përcaktuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’.

Facebook nuk ka treguar ende shumën e saktë që do paguajë përdoruesit që do ndërmarrin këtë iniciativë, por në një postim në blog thotë se “të gjithë përdoruesit do të kompensohen”.

 

COMMENTS