Facebook dhe Instagram do të kufizojnë përmbajtjet me alkool dhe duhan

Facebook dhe Instagram do të kufizojnë përmbajtjet me alkool dhe duhan

Facebook do të  kufizuojë shitjet dhe përmbajtjet që lidhet me alkoolin dhe produktet e duhanit, duke përfshirë edhe cigaret elektronike, tregon një zëdhënëse e kompanisë për CNN.

Politika e re do të ndalojë të gjitha shitjet private, tregtinë, transferimet dhe dhurimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit në Facebook dhe Instagram.

Çdo markë që poston përmbajtje në lidhje me shitjen ose transferimin e këtyre produkteve do të duhet të kufizojë atë përmbajtje për të rriturit 18 vjeç e lart.

Politika e re do të hyjë në fuqi gjatë javës dhe do të zbatohet gjithashtu për çdo grup në Facebook të krijuar për të shitur alkoolin ose produktet e duhanit, tha zëdhënësi.

 

COMMENTS