Everton eliminon Tottenhamin nga FA Cup

Everton eliminon Tottenhamin nga FA Cup

Një ndeshje me plot dramë ka qenë ndeshja Everton-Tottenham e cila pas 120 minutave ka përfunduar me fitoren e Everton me rezultat 4-0. Calvert-Lewin (36), Richarlison (38, 68) Sigurdsson (43) dhe Bernard (97). Për Tottenham ndërkaq shënuan Sanchez (3, 57), Lamela (45+3), Kane (83)

Një ndeshje me plot dramë ka qenë ndeshja në mes të Everton- Tottenham në rrethin e pestë të FA Cup ku skuadra nga Liverpool arriti që të kalojë në çerekfinale të turneut më të vjetër në botë.

Tottenham shënoi shumë shpejt në këtë takim, ku pas një ndërprerje ishte Sanchez që shënoi gol me kokë në minutën e tretë.

Por, Everton kthehet dhe në një hark prej 7 minutash shënojnë tre gola.

Calvert-Lewin shënoi në minutën e 36-të ku goditjen e fuqishme të tij nuk qe në gjendje që ta mbronte Lloris.

Dy minuta më vonë një depërtim i mirë i brazilianit Richarlison i cili shënon një gol të bukur në minutën e 38-të të ndeshjes.

Në minutën e 43-të Everton fiton një penallti të cilën në gol e shndërron Sigurdsson.

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte, kështu nuk mendoj Erik Lamela i cili shënon në minutën e 3-të shtesë të kësaj pjese.

Pjesa e dytë shënoi edhe rikthimin e Tottenhamit në ndeshje pasi që ishte Sanchez që do të shënojë golin e barazimit në minutën e 57-të.

Megjithatë, Everton nuk u dorëzua dhe shënoi golin e katërt me Richarlison në minutën e 68-të të ndeshjes.

Tottenham vazhdoi me sulme dhe do të shënonte gol në minutën e 83-të të ndeshjes me anë të sulmuesit Harry Kane.

Koha e rregullt përfundon me rezultat 4-4.

Në vazhdime, Everton fillon më mirë dhe shënon gol në minutën e 97 për të kaluar përsëri në epërsi.

Në minutat në vazhdim Tottenham ishin më të mirë por edhe kishte lodhje tek skuadra e Mourinhos pasi që ata nuk arritën që të barazojnë rezultatin pavarësisht se kishin disa aksione të mira për gol.

Everton me këtë fitore kalon në çerekfinale të turneut më të vjetër në botë sa i përket futbollit.

COMMENTS